Mickoski tha se BDI po përgatitet për destabilizim të shtetit, Ademi: Ne jemi parti shtetformuese
I pyetur për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili tha se BDI po përgatitet për destabilizim të vendit, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se si parti vetëm po angazhohen për respektim të legjitimitetit, përcjell TV21. Ademi tha se BDI është parti shtetformuese që vazhdon të kontribuojë për vendin.
“BDI është parti shtet-formuese e cila ka dhënë kontribut dhe jep ende kontribut të pashoqë për demokratizimin e vendit, për arritjen e synimeve strategjike siç ka qenë anëtarësimi në NATO e siç është anëtarësimi në BE, të gjitha politikat tona kanë qenë në drejtim për hapjen e e perspektivave të reja. Angazhimi ynë, kontributi ynë si parti politike është në drejtim të respektimit të legjitimitetit që qeveria të reflektojë legjitimitet ndëretnik, përndryshe humb arsyeja se pse ne duhet të jemi më të mirë se oponentët tanë, kur në fund dikush tjetër përcakton të preferuarin e tij që të jetë pjesë e Qeverisë”, tha mes tjerash Ademi./tv21.tv