Mickovski: Nuk bëj thirrje për të bojkotuar referendumin (VIDEO)

295

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në emisionin “Analiza 24” ka deklaruar se nuk bën thirrje për bojkot të referendumit, me vendimin se qytetarët vetë duhet të vendosin të lirë më 30 shtator, shkruan Gazeta Lajm.

Mickovski në intervistën e tij për TV 24 tha se qytetarët do ta mësojnë më 30 shtator se si do të votojë ai në referendum.

Ai ka deklaruar se nuk do të pranojë ndonjë ofertë eventuale për të amnistuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski në këmbim të mbështetjes së referendumit.

Comments