Midis zisë dhe ahengut
Urim SALIHU
Eshtë ditë zie dhe pikëllimi.Flamujt e ulur në gjysëmshtyzë.Dhimbja ndjehet kudo.Ka trokitur edhe në zemrat më të largëta të atyre që ndjejnë këtë tragjedi njerëzore.Por ka edhe të atillë që vdekjet u duken hiçgjë.Zakonisht në të tillë ditë duhet që njerëzit të solidarizohen me ata familje që kanë dhimbjen e një bote të tërrë.Të atyre që i panë se si vdisnin të dashurit e tyre dhe nuk kishin forcë për t’i shpëtuar.E sheh se si përmbytjet t’a marrin nga dora njeriun e shtrenjtë dhe ti nuk ke për t’a parë më kurrë atë.E përcjellë përgjithmonë në këtë mënyrë të dhimbshme dhe më pas shuhet cdo gjë.E nesërmja të shkatërron po aq sa pjesa tjetër e mbetur e jetës tënde.Ja kështu janë ata që humbën dashuritë e shtrenjta-familjarët e shenjtë.Dhe në këtë ditë zie, njerëzit në vend që të luten, shumë prej tyre gjithandej qyteteve , janë veshur me kostumin solemn dhe shkojnë të festojnë nëpër ahengje, dasma.Zëri i muzikës dëgjohet deri në qiell.Të njëjtët njerëz pasi të përfundojë kjo ceremoni në këtë ditë zie ku dikush vajton parreshtur, do hyjë në rrjetet sociale dhe do shajë me cdo gjë, me politikë, me autoritete, me gazetarë, me gjithcka.Të tjerët i bëjnë “like” të madhe duke menduar se ai e ndjen atë vuajtje.Ata nuk e dijnë se sa erdhi nga një dasëm ku luajti deri në alivanosje dhe kërkonte pandalë që muzika mos ndalej.Në vend të një muzike serioze që rëndomë dëgjohet në ditë të tilla, ata kërcejnë pafund me tallavatë e mallkuara.
Nëse do të shashë politikën, ta fajësosh atë, t’a bësh përgjegjëse, atëherë shko ndihmo, shko solidarizohu me Hasanbegun e shkatërruar.Në vend të dhuratave për dasëm dërgoje një ndihmë për ata njerëz që jetojnë ditët fatale.Nëse i do ata njerëz , lutu për shpirtërat e tyre që nuk janë më, dhe jo të kërcesh pafund në ditë zie dhe t’a lëshosh deri në qiell zërin e muzikës.
Nëse e do sot banorin e Hasanbegut ,Haraqinës, dhe zona tjera të vërshuara, ndihmo dhe qëndro në heshtje e lutu për dhimbjet e atyre njerëzve.
Banorët atje nuk kanë nevojë për statuse facebooku, nuk kanë nevojë as për poena politikë që dikush tenton ta keqpërdorë këtë situatë.është një dhjetor i ftohtë që vjen.është një dhjetor zgjedhjesh dhe nëse të intereson pushteti, e ke atë muaj .Neve nuk na intereson politika, as kritikat tuaja të pushtetit, as pushtetarët që shkojnë në zonat e përmbytura.Ne jemi me familjet e dëmtuara të Hasanbegut të shkatërruar.Ne jemi me ata njerëz që në thellësitë e ujit humbën ata që u djeg deri në thellësitë më të thella të shpirtit.Ne jemi me dhimbjet e tyre në këto momente dramtike.Ne nuk jemi me njerëzit fallso që nuk respektojnë ditën e zisë dhe komentojnë pafund sikur janë me tragjeditë dhe ne nuk jemi me njerëzit e politikës që japin deklarata përfitimesh për poena politikë në kohë tragjedie.
Kush ishte fajtori do merremi në një tjetër kohë.Atëherë kur të jenë qetësuar shpirtërat e njerëzve të Hasanbegut që humbën të shtrenjtit e tyre.