Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci ka thënë se do të marrë pjesë të mërkurën në një takim konsultativ me koalicionin PAN.
Ai ka ftuar edhe partinë që i takon, Vetëvendosjen dhe koalicioni LAA që të marrin pjesë në këtë takim, njofton Klan Kosova.
“I ftoj Vetëvendosjen dhe LAA-në që të vijnë në këtë takim konsultativ, që të kemi dëshmitarë se çka do të flitet aty”, ka thënë Mikullovci.