Milaim Zeka e zbulon pse Pacolli nuk po i bashkohet PAN-it

249

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka zbuluar arsyen pse presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli po refuzon t’i bashkohet koalicionit PAN.

Pacollit, sipas tij, i ka mbetur hatri në presidentin Thaçi dhe në kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe sic thotë ai për këtë ai po donë ta djegë edhe qeverinë e Ramush Haradinajt.

Zeka në një postim në llogarinë e tij, në ‘Facebook’, ka thënë se në fund të vitit të kaluar në një takim të mbajtur në Zvicer mes Thaçit, Veselit e Pacollit është arritur ujdia qe vendi të shkoj në zgjedhje në maj të këtij viti, por me kusht qe Pacolli të mos shkoj në një koalicion me LDK-në.

“Ndoshta është pikërisht personazhi i Pacollit, i cili do t’i lëvize disa deputet në drejtim të PAN-it, për ta votuar qeverine Haradinaj”, ka shkruar ndër të tjera Zeka në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Zekës:

Pacolli politiken e ka ne personale

Behgjet Pacolli, ashte hateru shume ne Presidentin Thaçi, dhe ne Kadri Veselin. Perinate te tyre, don me djege edhe qeverin e Ramush Haradinajte.

Doren ne zemer, edhe Hashimi, edhe Kadria, ja kane pasur shume haterin Behgjet Pacollit. Ja kane degju bajagi fjalen. Edhe e kane ndihmu shume njeritjetrin ni biznese. Nuk ka dosje ne Kosove, e bere qofte nga UNMIK u, apo Eulexi, qe nuk kane kaluar neper duarte e Thaçit, dhe te Kadri Veselit.

Pacolli e din se ai, bashke me Mabatexin, kane qe te hetuar nga nderkombetaret, qofte per Ilirine, qofte per kompanine Siguria, qofte per Farmedin, qofte per Grandin, qofte e qofte…

Pacolli ka pritur e ka percjellur lider politik edhe jashte Kosoves, edhe ne Pallatin e tije. Ka pasur raste qe ne takime me kreret e PDK se, ka asistuar edhe Edi Rama. Nje takim i mbajtur ne fundin e vitit te kaluar, ka rezultuar me nje marreveshje ne mes Kadri Veselit, Hashim Thaçit, dhe Behgjet Pacollit. Takimi eshte zhvilluar ne Zvicer.

Nga raportet e sherbime nderkombetare te Intelegjences, thuhet se ne kete takim Pacolli ka kerkuar qe vendi te “shkoi ne zgjedhje te parakoheshme qe do te mbaheshin ne muajin maj”, kurse Kadria dhe Hashimi kane kerkuar nga Pacolli qe te mos ” shkoi ne koalicion me LDK-ne”!!! “Me kende dush shko, vetem me LDK-ne jo”, kjo ishte marreveshja ne mes tije dhe Kadri Veselit, marreveshje te cilen e shkeli Pacolli.

Po te lexohet nje raport sekret i nje sherbimi perendimor, del se Pacolli ju kishte premtuare te njejten gje edhe Albin Kurtit, edhe te tjereve.

Papritmas u bashkua me LDK ne, ku sipas te huajeve, “e vetmja aresye ishte Mimoza Kusari, dhe Ilir Deda”!

Levizeja e fundit i Pacollit, i la te gjithe gojehapur. Mesazhet e tija refuzuese, kishin lene pa text edhe presidentin Thaçi, i cili vetem i kishte shkruar: ” Adresa eshte e gabuar. Une nuk jam kryetar i PDK se. Drejtohuni tek Kadria”!!!

Ndoshta eshte pikerisht personazhi i Pacollit, i cili do t i levize disa deputet ne drejtim te PAN-it, per ta votuar qeverine Haradinaj…

Comments