Milaim Zeka: Hashim Thaçi dhe Rrahim Pacolli e bënë koalicionin PAN-AKR

274

Milaim Zeka, deputeti i NISMA-s për Kosovë, ka thënë se Hashim Thaçi dhe Rrahim Pacolli kanë qenë akterët kryesorë të marrëveshjes PAN-AKR.

“Hashim Thaçi dhe Rrahim Pacolli kanë qenë të përfshirë në të gjitha marrëveshjet e bëra në javët e fundit”, ka thënë Zeka në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

“Të dy kanë qenë akterët kryesorë të marrëveshjeve”.

“Thaçi ka pas për qëllim ta dëmtojë Veselin dhe sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“Hashim Thaçi ka mendu që në asnjë mënyrë Veseli, Haradinaj dhe Limaj nuk do të pranojnë një marrëveshje kaq të dhimbshme që Pacolli të merr pesë ministri”.

“Nëse e mbani mend Veseli atë ditë i tha Rrahim Pacollit, hajde se ti na e prune këtë kapitullim”.

“Është dashur të pyesni pse ai tha kështu”, ka thënë tutje Zeka.

Comments