Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në DPT te Fidani, ka folur rreth listës me emrat e personave të cilët sipas tij do të ftohen nga ana e Gjykatës Speciale. Zeka ka deklaruar se është takur me disa prej zyratëve të cilët janë ftuar nga Specialja për intervistim.
“Lista të cilën unë e kam publiku në atë kohë unë kamë thënë se eksiztojnë edhe lista të tjera si Lista A, Lista B dhe Lista C. Unë nuk dua me fol me këta emra. Unë sot jam taku me Remin, e dje me Sami Lushtakun”, ka deklaruar Zeka.
Ai tha se dje e ka njoftuar Sami Lushtakun se do të thirret për intervistim nga Gjykata Speciale.
“Dje unë i kamë thanë Samisë se e a e ke marrë ftesën|? Tha jo, dhe i kamë thanë që nesër (sot), i vjen. Nuk është garë me fol për lista të njerëzve që janë eprorë të lartë të UÇK’së, falë së cilës jemi gjallë unë dhe ti”
“Në listën që unë e kam pa nuk figuron vetëm një, emri i Hashim Thaçit”, ka deklaruar Zeka.