Milan-Juventus dhe supersfidat e tjera që luhen sot

426

Milan-Juventus dhe supersfidat e tjera që luhen sot

Një e shtunën nën shenjën e futbollit italian, e vulosur nga përballja më e zjarrtë në vendin e Apenineve ajo mes Milanit dhe Juventusit, një sfidë ku diferencat aktuale shpesh shkrihen në fushë, me rezultatin që asnjëherë nuk është i sigurtë brenda 90 minutave. Përballja e kësaj të shtune në “San Siro” do të jetë dhe një herë kartolina më e mirë e futbollit italian, aq më tepër që dy ekipet vijnë në zona të larta të renditjes. Prania e Juventusit në krye nuk është një surprizë, ndërsa Milani i vendit të dytë, pavarësisht telasheve ekonomike është befasie e këtij fillim sezoni. Bardhezinjtë kanë dominuar futbollin Italian në vitet e fundit ashtu si dhe statistikat kundrejt rivalëve kuqezinj, që në San Siro nuk fitojnë që prej vitit 2012, por katër vjet shterpësi në suksese mund të jenë një shans i mirë për të kërkuar një sukses që do t’i afronte vetëm në dy pikë nga kreu i renditjes.

Mungesa e Chiellinit në mbrojtje mund të jetë një plus më shumë për Milanin ndërkohë që dhe Pjaca nuk është i gatshëm te bardhezinjtë ashtu si dhe Mandzukic megjithatë dhe Milani ka jo pak probleme me inferimierinë ku më shumë spikasin ato të Antonellit, Hondës dhe Montolivos. Në letër Juventus niset dukshëm favorit, por një sfidë e mbi të gjitha një derbi luhet në fushë dhe aty për 90 minuta Milani mund të tregojë se është i denjë për të rivalizuar me Juventusin, që ndalesën e vetme në 8 javë e ka pësuar pikërisht në Milano dhe pse nga kushërinjtë zikaltër të Milanit.

Por Milan-Juve nuk është sfida e vetme e madhe në Serie A, pasi në orën 18:00 do të luhet një tjetër derbi I madh, ai mes Sampdorias dhe Genoas, që vitet e fundit gjithmonë ka dhuruar spektakël ashtu si dhe ekipet kanë qenë të barabarta sa i përket ndarjes së fitoreve. Në Premier League ndërkohë vëmendja e së shtunës në Supersport do të jetë për përballjen e orës 18:30 mes Liverpulit dhe Ëest Bromuic. Në Anfild “The Reds” do të provojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive në kampionat edhe pse kundërshtari që ka përballë ka qenë gjithmonë një pengesë jo e vogël, aq sa Liverpul nuk ka fituar asnjë nga 3 përballjet e fundit duke u ndarë gjithmonë në barazim.

Në Gjermani, Bajern do të presë në shtëpi po në të njëjtën orë, Borusia Menshengladbah duke kërkuar dhe rikthimin te fitorja pas dy barazimeve me Frankfurtin dhe Këlnin. Borusia e Dortmundit gjithashtu do të ketë në orën 15:30 një transfertë jo të thjeshtë në Ingolstadt pavarësisht se kundërhstari renditet në vendin e fundit në Bundesligë, ndërsa Leverkusen do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të arritur në renditje Hoffenheim që ka 3 pikë më shumë në klasifikim.

Në Spanjë, Valencia – Barcelona pavarësisht krizës së vendasve nuk e ka humbur hijeshinë e saj, pasi mbetet gjithsesi një klasike dhe sfida e orës 16:15 mbi të gjitha pas rikthimit të Barcës te spektakli I zakonshëm është një 90 minutësh që nuk duhet humbur. Në Supersport, e shtuna do të rezervojë gjithashtu dhe sfidat e Ligue 1 ku vëmendja do të jetë për ndeshjes Lyon-Guinkamp të orës 17:00 ndërsa nga Eredivisie, sfida që propozohet është ajo mes kampionëve në fuqi të PSV Eindhoven dhe Spartës./supersport.al

Comments