Milan me kokë ulur para tifozëve, mposhtët nga Fiorentina
Milan ka pësuar humbje kundër Fiorentinës me rezultatin 0:1.
„Rosonerët“ dëshpëruan tifozët e tyre, duke mos arritur të bëjnë asgjë në derbin kundër Fiorentinës.
Ishte vetëm një gol që vendosi fatin e këtij takimi, i cili me gjasë do të lëkund rëndë pozitën e Gennaro Gattusos.
Ishte super talenti Federico Chiesa i cili në minutën e 73‘ gjeti rrugën e rrjetës dhe vendosi fatin e takimit.
Me këtë humbje Milan mbetet në kuotën e 27 pikëve dhe zbret në pozitën e 5-të, kurse Fiorentina ngritët në 25 pikë dhe prek pozitën e 7-të.