Milani dështon të marrë pikët e plota ndaj Genoas

287
fresco

Milani nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit në Serie A, në fakt sot ka arritur të marrë një pikë pas tre humbjeve radhazi në ligë.

Rossonerët u ndalën në barazim nga Genoa në “San Siro”, transmeton Koha.net. Takimi përfundoi me rezultat prej 0-0.

Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Bonucci goditi me bërryl lojtarin kundërshtar kur po zhvillohej minuta e 25.

Përkundër kësaj Milani dominoi takimin, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

Pas këtij barazimi Milani mban vendin e 10 me 12 pikë, përderisa Genoa në vendin e 18 ka vetëm 5 pikë.

Comments