Milani i blen të vëllanë, rinovimi i Donnarummës formalitet

172

Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Ganluiggi Donnarummës me Milanin mbetet thjesht një formalitet. E konfirmojnë këtë fakt edhe zhvillimet e fundit në Greqi, teksa Asteras Tripolis ka konfirmuar kalimin e vëllait të Giggios, Antonio Donnarummës te kuqezinjtë. Një sinjal i qartë ky që tregon se palët tashmë i kanë shuar të gjithë mosmarrëveshjet.

Antonio ka udhëtuar menjëherë drejt Milanos për t’iu nënshtuar vizitave mjekësore. Blerja e vëllait më të madh Donnarumma, edhe ky portier, ka qenë një nga pikat kryesore të bisedimeve mes palëve që coi në arritjen e një marrëveshjeve përfundimtare. Antonio edhe pse më i madh në moshë, do të jetë zëvendësuesi Giggios, me një pagë 1 milionë euro në sezon përkundrejt 6 milionë që do do të përfitoi vëllai i tij deri në vitin 2021.

Objektivi i radhës i rëndësishëm në shtëpinë kuqezi mbetet Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi i Borussias së Dortmundit mund të bindet duke i ofruar një pagë 8 milionë euro në sezon, ndërsa klubi verdhezi për shumën marramendëse 70 milionë euro.

Comments