Milani po synon të përforcojë repartin e mesfushës duke tentuar të afrojë në skuadër emra të njohur të futbollit evropian.
Transferimi i mesfushorit të Bajernit të Mynihut, Renato Sanchez drejt Milanos gjithnjë e më shumë duket i parealizuar.
Për këtë “Rossonerët” kanë hedhur sytë drejt mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes i cili preferohet së tepërmi nga trajneri Vincenzo Montella, shkruan SYRI.net.
Drejtues të klubit kuqezi po vijojnë negociatat për të huazuar Gomesin për një sezon në ‘San Siro’.