Milani vazhdon të zhgënjejë, turpërohet edhe nga Sassuolo

289

Milani pëson humbjen e radhës në Serie A.
‘Rossoneri’ kanë pësuar humbje të turpshme 5:2 nga Sassuolo, shkruan lajmi.net.

Kjo është humbje e dytë me radhë me rezultat të thellë në Serie A, pasi në xhiron e kaluar u mposhtën 4:0 nga Lazio.

Milani fillimisht kaluan në epërsi me golin e Olivier Giroud, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Ndeshja filloi të ndizet nga minuta e 19’, kur Sassuolo ndëshkoi kampionin në fuqi. Pas një goditje drejt portës së Milanit, shënoi Gregoire Defrel.

Vetëm dy minuta më vonë ata dyfishuan epërsinë e tyre. Davide Frattesi shënoi pas një gjuajte të lehtë në portën e ‘Rossoneri’.

Nuk zgjati shumë dhe Milani ngushtuan epërsinë. Ishte Giroud që në minutën e 24’ realizoi me kokë dhe çoi rezultatin në 2:1.

Por, Sassuolo nuk u ndalën, duke shënuar edhe njëherë pa përfunduar pjesa e parë.

Në minutën e 30’ Domenico Berardi realizoi për 3:1.

Kështu pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Edhe në 45 minutat e tjerë Sassuolo e nisën më mirë. Po rridhte minuta e 47’ kur Armand Lauriente i dha goditjen e katërt ‘kuqezinjve’.

Në minutën e 55’ Ante Rebic shënoi për Milanin, por VAR e anuloi përsëri për pozicion jashtë loje.

Sassuolo në anën tjetër shënuan përsëri, duke thelluar edhe më shumë gjendjen e Milanit.

Në minutën e 79’ Matheus Henrique shënoi dhe çoi rezultatin në 5:1.

Kurse, për 5:2 u përkujdes Divock Origi që realizoi një supergol. E vetmja gjë e mirë për milanezët këtë ndeshje.

Pas kësaj humbje turpëruese Milani bie në vendin e katërt me 38 pikë, teksa Sassuolo ngjiten në vendin e 16 me 20 sosh./Lajmi.net

Comments