Milenko e krahason Zaevin me Skënderbeun (FOTO LAJM)

262
Gazetari kontravers, Milenko Nedellkovski, ka kritikuar BDI-në dhe PDSH-në pasi sipas tij, ata mund ta anulojnë garën për rivotim në Tearcë të Tetovës.

Milenko shkruan se pas GjergjKastriotit, shqiptarët përsëri do të kenë udhëheqësin e tyre ortodoks, duke vënë theksin te Zoran Zaevi, kryetari i LSDM-së.

“Anulimi nga gara zgjedhore në Tearcë i Aliut dhe Thaçit, apo ndonjë jokoalicionim i BDI-së dhe PDSH-së me OBRM-në do të thotë rënie e të dy partive.

PDSH-ja do të bëhet PPD dhe BDI do do të jetë PDSH.

Thaçi dhe Aliu do të hiqen nga skena politike. Me largimin e mundshëm nga bazat përjetshme të gjuetisë.

Vendin e tyre do ta marrin dy parti tjera shqiptare, LSDM dhe Besa, dhe kryetari i ri shqiptar – Zoran Zaev.

Pas një periudhe të gjatë, domethënë pas Gjergj Kastriotit, shqiptarët përsëri do të kenë udhëheqësin e tyre ortodoks”, shkruan Milenko në “Facebook”.

Comments