Miler: Maqedonia ka bërë më shumë seç nevojitet që të jetë pjesë e NATO-s

136

Moebel THEMA

Maqedonia ka bërë më shumë seç duhet që të jetë pjesë e NATO-s, theksoi kongresmenia Kendis S. Miler nga Miçigeni mbrëmë në Dhomën përfaqësuese në Kongresin amerikan në fjalimin që e mbajti për bashkësinë e Maqedonisë në SHBA në nder të 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.

“Nga viti 2001 e këndej, Maqedonia është një nga aleatët më besnik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorit. Maqedonia ishte shteti i katërt në botë  sipas numrit të trupave të dërguar për banorë në Afganistan. Trupat e Maqedonisë gjithashtu kanë ruajtur trupa amerikanë në Bosnjë dhe në Kosovë.  Për një shtet prej diçka  më shumë se dy milion banorësh, Maqedonia ka bërë  më shumë seç nevojitet që të jetë pjesë e NATO-s. Prandaj, Ju bëj thirrje të më bashkangjiteni mua dhe 56-të kolegëve të mi me të cilët e sponzorizojmë Rezolutën 5 në Dhomën përfaqësuese për pranim të Maqedonisë në NATO sa më shpejt\”, tha Miler e cila është anëtare e Grupit të miqve mes SHBA-së dhe Maqedonisë në Kongres.

Ashtu siç kumtuan nga Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë, kongresmenia nga Detroiti ku jetojnë një numër i madh i mërgimtarëve të Maqedonisë në SHBA, u fokusua edhe në, siç e quajti, ballafaqimin dinjitoz me sfidat të cilat  i solli kriza e refugjatëve.

Ajo njëherit u bëri thirrje liderëve të Maqedonisë të vazhdojnë me përforcimin e institucioneve shtetërore, të cilat edhe me reformat në demokraci dhe qeverisjen e të drejtës, veçanërisht pas zgjedhjeve të paralajmëruara më 11 dhjetor të vitit 2016, të cilat, theksoi, do të jenë test i vërtetë për demokracinë në Maqedoni.

Miller theksoi se grupin për miqësi mes Maqedonisë dhe SHBA-së e kanë filluar pikërisht me qëllim që të përforcohet partneriteti strategjik mes të dy shteteve. E përbëjnë deputetët e partive më të mëdha në SHBA dhe është përkushtuar në mbajtjen dhe përforcimin e marrëdhënies pozitive dhe simbioze mes të dy shteteve, si dhe për përfaqësimin e nevojave dhe interesave të bashkësisë së Maqedonisë në SHBA.

Comments