Miliarderi Soros ka dhuruar 25 milionë Dollarë për të mbështetur Hillary Clinton

181

 

Moebel THEMA

george soros

Miliarderi hungarez që ka lindur në Nju Jork, George Soros ka mbështetur kandidaten demokrate Hillary Clinton për Presidente të SHBA duke dhuruar 25 milionë Dollarë për të rritur popullaritetin e saj.

Ai ka financuar edhe për kandidatët e tjerë demokratë, ndërsa këto të dhëna u publikuan nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve.

Soros kishte planifikuar edhe që të merrte pjesë në Konventën e Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton zyrtarizohet kandidate e demokratëve për Presidente të SHBA-së.

Por, ai anuloi udhëtimin për shkak se do të monitorojë nga afër situatën ekonomike në Europë. Pasuria e George Soros vlerësohet në rreth 25 miliardë Dollarë. Ai njihet edhe për financimet në Shqipëri dhe lidhjet që ka me të majtë.

Comments