Miliona para derdhen lumë në dasmat shqiptare, ja cilët këngëtarë e kryesojnë listën (FOTO)

169

ken

Grumbuj parash të përfituara nga bakshishet në dasmat tradicionale shqiptare, përveç pagesës për të kënduar gjatë natës, janë fitimet e pallogaritshme që këngëtarët shqiptarë të dasmave marrin nga ahengjet e verës.

Në një artikull të fundit që boton revista Story, janë të shumtë emrat që fitimet nga dasmat i kanë marramendëse. Kështu, në festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat, është kthyer në traditë dorovitja. Por paraja derdhet lumë sidomos për këngëtarët që mbajnë gjallë natën, kryesisht ata të muzikës popullore.

Vitin e kaluar një këngëtare në Maqedoni, Fatlume Popovci, publikoi në profilin e saj në Facebook grumbuj kartëmonedhash të ndryshme, si euro e dollarë, të cilat i kishte siguruar nga bakshishet në një dasmë në një fshat të Tetovës.

Por nuk është e vetmja, pasi shpesh ndodh të shohim artiste të njohura, që këndojnë duke shkelur mbi paratë që iu hidhen në dasma. Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash në verë është më e madhe se koncertet. Po tashmë është krijuar hierarkia e këngëtarëve më të kërkuar në dasma, të cilët paguhen 5 mijë euro për një natë.

Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Sinan Hoxha, Artiola Toska dhe Irma Libohova. Pas tyre, sa u takon kërkesave për dasma vijnë: Eli Fara, Aurela Gaçe, Albërie Hadërgjonaj, Poni, Valbona Mema, Mariola, ndërkohë që janë shtuar shumë kërkesat edhe për Alban Skënderajn.

Pagesa për ta arrin shumën 4 mijë euro për një natë, sipas burimeve nga menaxherët e tyre. Nga datat e tyre të zëna përfitojnë punë gjatë verës këngëtarët më të lirë në çmim, të cilët fillojnë me 200 euro deri në 1500 – 2000 euro. Vihet re shtim i madh i këngëtarëve anonimë që kanë nisur aktivitetin në terrenin mjaft fitimprurës të dasmave.

Destinacioni më i preferuar i këngëtarëve shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi pagesa për ta fillon me 500 dollarë për fillestarë, deri në 4000 dollarë për këngëtarët me emër. Kjo për faktin se në SHBA janë rezidentë gjithsej 20 këngëtarë, mes të cilëve ata me emër numërohen me gishtat e dorës.

ke

si

Comments