Floyd Mayweather ka mposhtur Conor McGregor, duke mbyllur karrierën si i pamposhtur.
Boksieri amerikan, Floyd Mayweather fitoi të ashtuquajturin duelin e shekullit kundër irlandezit Conor McGregor pas 10 raundeve, me ‘Ko tekinik’.
Pas kësaj fitoreje, Maywetaher ka përfituar 100 milionë dollarë, ndërsa McGregor 30 milionë dollarë, shumë më shumë se sa kishte fituar ndonjëherë në UFC, shkruan Marca.
Përveç kësaj, duke llogaritur edhe të ardhurat nga të drejtat televizive, biletat dhe marketingu, shuma që gjeneroi kjo ndeshje shkon në 350 milionë.