Milioneri nga Gjakova ka ndërtuar “Shtëpin e Bardhë” në fshatin e lindjes
Kened Frrokaj nga rrethina e Gjakovës, me punë të përkoshme në Zvicër ka ndërtuar në fshatin e tij të lindjes Planqor të Gjakovës një shtëpi që duket si “Shtëpia e Bardhë” në SHBA.
Konstrukcionin e mbajn 16 shtylla antike, dhe mbi çati gjendet flamuri i Kosovës, kurse në obor edhe flamuri kombëtar shqiptar, flamuri i SHBA-së dhe Zvicrës.
Brendia e shtëpisë është tregim në vete. Ka të vizatuara shumë piktura kurse mobiljet janë të veçanta.