“Millorad Dodikun e pret fati i Sadam Huseinit, Gadafit dhe Millosheviqit”
Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka vlerësuar sonte se referendumi për “Ditën e Republikës” në Republikën Serbe, po bëhet me inat të presidentit të RS-së, Millorad Dodik, i cili, sipas Izetbegoviqit, e pret fati i Sadam Huseinit, Muammer Gadafit dhe Sllobodan Millosheviqit.
Izetbegoviq ka thënë se nesër është ditë e re, respektivisht 26 shtatorit, dhe mendon se reagimet e bashkësisë ndërkombëtare nuk do të ndalen, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se reagimet e bashkësisë ndërkombëtare nuk do të rreshtin. E kemi parë se si Sadam Husein, Gadafi dhe Millosheviq kanë përfunduar, dhe kështu duket edhe në Republikën Serbe”, ka thënë ai.
Ai vlerëson se me këtë mënyrë të sjelljes nuk mund të kesh marrëdhënie me SHBA-në, BE-në, Komisionin e Venedikut, Gjykatën Kushtetuese…
Referundumi i sotëm është mbajtur për ta caktuar 9 janarin si ditë të Republikës Serbe, ditë kjo që përkon me 9 janarin e vitit 1992, kur serbët aso kohë patën shpallur Republikë brenda Bosnjës.