Deputeti Antonio Miloshoski nga VMRO-DPMNE e informoi kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, se do të marrë pjesë në propagandën publike në referendumin e ardhshëm me qëndrim bojkotues.
“Unë, Antonio Miloshoski deputet i VMRO-DPMNE-së në koordinim me koordinatorin e Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ju njoftoj se do të marr pjesë në propagandën publike të referendumit të ardhshëm me një pozicion bojkoti sepse jam kundër çështjes së referendumit dhe bojkoti është një opsion i garantuar demokratik për çdo qytetar dhe është në përputhje me traditat demokratike të Republikës së Maqedonisë që nga viti 2004 dhe me Kodin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës të vitit 2007”, thotë Milloshoski në një deklaratë që i ka dërguar Xhaferit.