Milloshoski: Nëse pranohen ankesat, do ketë rrebelim



Antonio Milloshoski gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm para protestuesve të pranishëm para Komisionit Shtetëror Zgjedhor, theksoi se do të ketë rebelim, nëse KSHZ pranon ankesat e LSDM-së dhe BESËS për rinumërim apo rivotim në zonën e gjashtë zgjedhore.
“Në Tearcë nuk ka pasur asnjë incident, parregullsi apo problem gjatë ditës së zgjedhjeve, dhe këtë e kanë konfirmuar vetë vëzhgues LSDM dhe BDI dhe BESA-s. Ne e paralajmërojmë KSHZ-në që mos të sjellim vendim të paligjshme në kundërshtim me vullnetin e popullit të cilët sollën fitoren. Le të mos mendojmë dikush se vuajtëm këta dy vjet do të vuajmë edhe më tej, fitorja është shprehje e vullnetit të popullit. Nuk do të lejojmë askënd për të sfiduar fitoren tonë” – tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
Edhe Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE para KSHZ-së tha se Zoran Zaev dhe LSDM kanë marrë gjithçka që kanë kërkuar, si askund në botë.
“Asnjë anëtarë i vjetër nuk përkrah ideat e Zoran Zaevit”, tha Gjorçev, i cili shtoi se ata do të jenë prezent aty para KSHZ-së, duke e mbrojtur siç tha ai “të drejtën e votës”