Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski sonte në emisionin Top-Tema, theksoi se ai pajtohet se platforma shqiptare nuk është krijuar që Maqedoninë ta bëjë më të pavarur, por se sipas tij ka elemente të cilat e prishin unitetin e vendit, transmeton TetovaSot.
“Pa marrë parasysh se ku është shkruar fizikisht, platforma është çertifikuar me fotografi, me takim me vulë në Tiranë. Dhe kjo vetëm tregon kompleksin e disa partive politike të shqiptarëve në Maqedoni që nuk kanë pavarësinë dhe integritetin për të bërë diçka së bashku, por megjithatë ajo të jetë autentike”, tha sonte Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-së.
Ai theksoi se Platforma shqiptare duhet të refuzohet dhe të hidhet, pasi sipas tij kjo platformë rrezikon unitetin e Maqedonisë.
“Unë pajtohem me ata të cilët theksojnë se platforma shqiptare nuk është formuar e as krijuar që Maqedoninë ta bëjë më të pavarur, kjo platformë kur ta shihni ka elemente të cilat e prishin unitetin e Republikës së Maqedonisë. Dhe prandaj unë mendoj se e njëjta duhet të refuzohet dhe të hidhet”, theksoi Miloshovski.