Ministri Fazliu vizitoi Likovën, njoftohet me hallet e banorëve

422

Ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, sot vizitoi komunën e Likovës, ku nga u. d. kryetar i kësaj komune, Bashkim Amidi, u njoftua me nevojat e komunës në segmente të ndryshme.

“Nuk premtova asgjë, por të vetmin premtim që ia bëra kryetarit është se seriozisht do të merrem me problemet, të cilat ai mi shprehu dhe me të kthyer në kabinetin tim do të thërras ekipin e njerëzve kompetentë për të diskutuar rreth të gjitha atyre temave që sot i biseduam me kryetarin”, deklaroi ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, njofton TVM2.

“Unë e informova për hallet e problemet tona dhe për punët që duhet t’i bëjmë në të ardhmen, por edhe e falënderova ministrin për punën gjatë ndërrimit të kryetarit dhe nuk lanë hapësirë që punët të mbeten në gjysmë”, tha u. d. kryetar i Komunës së Likovës, Bashkim Amidi.

Në këtë takim gjithashtu u tha se kjo ministri do të vazhdojë të mbështesë komunën e Likovës në forma të ndryshme.

Comments