Ministri grek: Kemi ushtri të fortë, ua tregojmë qejfin shqiptarëve dhe turqve (FOTO)

172

Kryeministri Edi Rama u përpoq të ulte tensionet me Greqinë duke dhënë mesazhe pozitive nëpërmjet intervistës së tij dy ditë më parë në televizionin grek“Skai”, por qeveritarët e Athinës kanë vijuar me gjuhën e ashpër ndaj Shqipërisë.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos deklaroi dje se ushtria e Greqisë nuk i trembet as turqve dhe as shqiptarëve.

Ai e bëri këtë deklaratë në një takim me Forcat e Armatosura në Selanik, pasi ministria greke e Mbrojtjes po përpiqet që të joshë të rinjtë që të bëhen pjesë e ushtrisë me anë të nxitjeve për trajnime të ndryshme, ku së fundmi kanë arritur një marrëveshje me Microsoft sa i takon fushës së teknologjisë.

I pyetur mbi deklaratat e fundit që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Turqia ai u përgjigj: “Forcat Ushtarake të Greqisë janë të fuqishme dhe nuk kanë asnjë frikë as nga shqiptarët dhe as nga turqit”.

Comments