Ministri i FSK-së: Fundi i 2018-ës Kosovën do ta gjejë me ushtri

317

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se fundi i vitit 2018 do ta gjej Kosovën me Ushtri.

“Kosova do të bëhet me Ushtri – gjithmonë duke pasur mbështetjen edhe të shteteve mike të Kosovës”.

Kjo sipas tij tha se do të ndodh kur Kuvendi t’i miratojë tri projektligje që mundësojnë shndërrimin e FSK-së në Ushtri.

Këto komente ministri i ka bërë gjatë betimit të 15 kadetëve të rinj të FSK-së të gjeneratës së 22-të.

Comments