Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se mes retorikës së kreut të Partisë Popullore (OVP) Sebastian Kurz, i cili është fitues i zgjedhjeve parlamentare në Austri dhe djathtistëve radikal nuk ka kurrfarë dallimi, raporton AA.
“Kush do të ndryshojë këtë trend? Politikanët? Cilët politikanë? Mos vallë prisni diçka nga partitë radikale? Prisni diçka nga partia e qendrës, nga Sebastian Kurz? Partia e tij gjoja është partia e qendrës së djathtë, por nëse e shikoni se çfarë retorike ka pasur gjatë fushatës, mund të vëreni se mes retorikës së partisë radikale dhe Sebastian Kurz nuk ka kurrfarë dallimi. Islamofob, ksenofob dhe kundër migrantëve. Këto gjëra janë shqetësuese”, porositi Çavuşoğlu.
Shefi i diplomacisë turke akuzoi mediat në Evropë se kanë rol negative në shoqëri dhe në kontekstin e përhapjes së retorikës së radikalizmit, ata u bënë më të rrezikshëm se politikanët dhe partitë.
Kurse ne në Turqi i kemi mbyllur të gjitha mediat, përpos atyre qeveitare.