Ministri i Mbrojtjes i Sirisë: U arrit një armëpushim gjithëpërfshirës me kurdët

Ministri sirian i Mbrojtjes dhe komandanti i SDF-së bien dakord për armëpushim të plotë në veri dhe verilindje të Sirisë, transmeton FaktiDitor.info
Ministri sirian i Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra, dhe komandanti i Forcave Demokratike Siriane (SDF), gjenerali Mazloum Abdi, ranë dakord të martën për një armëpushim gjithëpërfshirës në të gjitha frontet në veri dhe verilindje të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Sirisë.
Sipas deklaratës zyrtare, armëpushimi hyn në fuqi menjëherë.
Përleshjet e fundit mes forcave të qeverisë dhe SDF-së kishin vënë në rrezik një marrëveshje historike të arritur në mars mes palëve. Kjo marrëveshje synonte integrimin e SDF-së, një forcë rajonale e udhëhequr nga kurdët, në institucionet shtetërore të Sirisë, si hap drejt pajtimit kombëtar dhe rivendosjes së sovranitetit shtetëror në të gjithë territorin.
Marrëveshja konsiderohej si një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të një vendi të përçarë nga 14 vjet luftë civile, si dhe për afrim ndërmjet qeverisë së re islamiste në Damask dhe administratave rajonale kurde, të cilat kontrollojnë rreth një të katërtën e territorit të Sirisë./france24