Ministri Jolevski në forum të sigurisë në SHBA

182

Ministri Jolevski në forum të sigurisë në SHBA

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Zoran Jolevski mori pjesë në forumin e sigurisë “Terrorizmi global dhe sajber kanosjet”, në organizim të Senatit të SHBA-së, ndërsa në të cilin nikoqir ishte senatori Xhim Inhof.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës së punës në SHBA, Jolevski ka realizuar disa takime me përfaqësues të Pentagonit, Departamentit të Shtetit, Senatit, Kongresit dhe Tink-Tenk institucionet.

Në forum morën pjesë disa senatorë dh kongresmenë, si dhe funksionarë të lartë të mëparshëm dhe aktual dhe përfaqësues nga SHBA-ja, Parlamenti Evropian, shumica e vendeve ballkanike, si dhe nga Gjermania, Rumania, Pakistani dhe Turqia.

Jolevski, në fjalimin e tij në forum, theksoi se Ballkani i përket Rajonit euroatlantik dhe siguria e tij është e pandashme nga siguria e Evropës. Ai, gjithashtu, vërejti në nevojën për intensifikim të bashkëpunimit të strukturave të sigurisë në Evropë me qëllim të ballafaqimit më efikas me sfidat e tanishme dhe të ardhshme.

“Republika e Maqedonisë, si edhe vendet e tjera nga rajoni kanë rol të madh të rëndësishëm në menaxhimin e krizës së migrantëve dhe refugjatëve, e cila e përfshiu gjithë Evropën”, deklaroi Jolevski.

Ministri Jolevski theksoi se nëse merret parasysh situata aktuale gjeopolitike në botë, Evropa dhe Ballkani, nevojitet të ndërmerren hapa strategjike.

“Integrimi i vendeve nga Evropa Juglindore është një nga ata hapa strategjik. E dimë se ekzistojnë kritere ose kushte të caktuara që duhet të përmbushen, vendet e rajonit janë të gatshme të punojnë në përmbushjen e tyre, por nevojitet integrimi sa më i shpejtë i tyre në sistemet kolektive të mbrojtjes”, tha Jolevski.

Në forum senatorët dhe kongresmenët, siç thuhet në kumtesë, kanë theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me Evropën, e cila është partner strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe sajber kanosjeve. Si dhe se kjo paraqet prioritet i presidentit Donald Tramp dhe administratës së tij, ndërsa sekretari i tij i emëruar për mbrojtje dhe këshilltar për siguri kombëtare janë garanci për sukses në ballafaqimin me këto kanosje të sigurisë.

Comments