Ministri Manjani reagon për situatën në burgun e Shënkollit
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sot për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në burgun e ShënKollit.
Në deklaratën e tij për shtyp ai shprehet:
Tashme qe Prokuroria ka nje version te qarte mbi ngjarjen e ndodhur ne burgun e Shenkollit, Ministri i Drejtesise, z. Ylli Manjani ka urdheruar fillimin e procedimit disiplinor per te gjithe personat qe kishin per detyre te parandalonin kete ngjarje. Ministri Manjani thekson se eshte pergjegjesi e administrates se burgjeve ruajtja e jetes dhe shendetit te çdo te paraburgosusi apo te denuari, prandaj kerkon dhe pergjegjesi maksimale per kete ngjarje. Gjithashtu, Ministri Manjani ka urdheruar Drejtorine e Pergjithshem te Burgjeve te rishikoje edhe rregulloret qe sanksionojne elemente te sigurise ne burgje dhe njekohesisht ka urdheruar Drejtorine e Policise se Burgjeve te forcoje masat dhe kontrollet per sigurine ne institucionet penitenciare.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/