Ministri maqedonas Spasov nuk i njeh shqiptarët e Hasanbegut, interesohet vetëm për fshatin maqedonas!

195

 

Ministri për Punë dhe Politikë Sociale në Republikën e Maqedonisë, Dime Spasov, vazhdon të “diskriminon” vendbanimet shqiptare të goditura nga fatkeqësia e vërshimeve. Një gjë e tillë u vërejt edhe sot në deklaratën e tij për media ku raportoi vetëm për bilancin e pastrimit për fshatin Stajkovci, duke u shprehur se “po punojmë si minatorë për të pastruar Stajkovcin”, ndërsa nga ana tjetër e anashkaloi Hasangebun e shqiptarëve që njejtë pësoi nga vërshimet, transmeton Zhurnal.mk

Spasov, në këtë prononcim siç duket harroi që nuk është goditur vetëm ky fshat, Stajkovci, i cili kryesisht është i banuar me shumicë nga nacionaliteti maqedonas. Ai nuk përmendi aspak vendbanimet me që jetojnë më shumë shqiptarë, si ai i Hasanbegut.

Ja dhe deklarata e ministrit Spasov, ku raporton vetëm për fshatin që jetojnë maqedonas, duke anashkaluar fshatin shqiptarë të Hasanbegut që u godit po nga e njëjta fatkeqësi natyrore, duke marrë jetën e shumë banorëve dhe shkatërruar shumë pronave private të tyre.

”Jemi duke punuar që ta pastrojmë baltën, mbeturinat dhe materialet e prishura nga vërshimet që të arrijmë qëllimin tonë- pastrimin e të gjithë prurjeve të ujit të fundjavës. Procesi nuk është shumë i thjeshtë. Kemi filluar me rrugët e Stajkovcit dhe jemi duke përdorur të gjithë makinat e mundshme” tha ministri Dime Spasov, transmeton Zhurnal.mk

Comments