Ministri Taravari ju tregon si të visheni në temperatura të larta

169
fresco

Këshilla nga Ministria e Shëndetësisë
për qytetarët e Republikës së Maqedonisë

midle

Si të mbrohemi nga temperaturat e larta të stinës së verës:

1. Evitoni aktivitetet e rënda fizike gjatë priudhës më të nxehtë të ditës (nga ora 11 deri ora 17);
2. Vishni rroba të lehta, mbani syze dhe kapele;
3. Qëndroni në hapësira të mbyllura të kondicionuara me ajër të freskët;
4. Konsumoni sasi më të vogla të ushqimit, shmangni ushqimet e yndyrshme dhe me shumë kalori që përmbajnë sasi madhe të sheqerit;
5. Konsumoni sasi më të madhe të lëngjeve, kryesisht ujë dhe shmangni pijet alkolike dhe pijet që përmabjnë kofein;
6. Gjatë qëndrimit në ambiente të hapura gjeni mundësi që më shpesh të qëndron nën hije;
7. Lahuni me ujë të ftohtë disa herë në ditë;
8. Para se të hyni në automjet hapni dritaret për ventilim më të shpejtë të ajrit;
9. Nëse ndonjëri prej anëtarëve të familjes suaj ka lëkurë të thatë dhe të nxehtë dhe është pa vetëdije, të kërkoni menjëherë Ndihmën e Shpejtë në nr. 194.

Comments