Ministria demanton se “Jugohromi” mbyllet për 90 ditë

147
Ministria demanton se

Ministria e Ekologjisë ka demantuar se Kombinati “Jugohrom” mbyllet për për 90 ditë dhe deri pas zgjedhjeve parlamentare, gjë e cila ishte trumbetuar sot nëpër disa media.

Edhe vetë ministri Bashkim Ameti mohoi që ky vendim të ketë të bëjë me fushatën parazgjedhore, njofton Aktuale.mk.

Nga Ekologjia, madje mbrojnë qëndrimin se “Jugohromi” nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë prej dy vitesh për realizimin e planit operativ të vendosjes së filtrave dhe se kjo nuk ka të bëjë fare me fushatën.

Madje, pas vendimit për mbylljen e këtij kombinati, akti ishte përshëndetur nga OJQ “Eco Guerilla” për guximin e ministrit, njëherësh kjo edhe në të mirë të qytetarëve të Tetovës.

“Mbyllja e ‘Jugohromit’ është një lajm i mirë për gjithë qyetetarët e Tetovës dhe kjo është fitore jo vetëm e një ministri dhe subjekti, por e përbashkët e gjithë neve…”, ka thënë ditë më parë Ameti, transmeton Aktuale.mk.

Ndryshe, Inspektorati pranë Ministrisë së Ekologjisë më 1 nëntor vendosi për ndërprerjen e punës në “Jugohrom”, me arsyetimin se kombinati nuk ka vendosur filtrat.

Comments