Ministria e Ekonomisë fton objektet të aplikojnë për pushimet e punëtorëve me të ardhura të ulëta

410
fresco

Ministria e Ekonomisë fton objektet e kategorizuara hotelierike në Republikën e Maqedonisë të aplikojnë në Thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë për pushimet e organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta.

Ministria e Ekonomisë në pajtim me Programin për mbështetje të turizmit vendor, për punëtorët me të ardhura të ulëta në Republikën e Maqedonisë sot (5 shtator 2017), ka shpallur thirrje publike për aplikim deri te të gjitha objektet hotelierike që janë të interesuara për akomodimin në qendrat turistike të Republikës së Maqedonisë për pushime të organizuara të punëtorëve me të ardhura të ulëta.

midle

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë në Republikën e Maqedonisë. Për të aplikuar, objektet hotelierike të interesuara, duhet të dorëzojnë deri në Ministrinë e Ekonomisë formular të plotësuar me kërkesë që janë të interesuar.

Pas realizimit të pushimit të organizuar, objektet hotelierike janë të detyruar të paraqesin një kopje të vërtetimit të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë për secilin përdorues të pushimit të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta, së bashku me një faturë për mjetet e shpenzuarta, jo më vonë se 18.12.2017.

Objektivi kryesor i kësaj mase është që të mundësojë që njerëzit me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimet jashtë sezonit turistik, në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë tu ndihmohet qendrave turistike në rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik.

Formularin e kërkesës për aplikim, hotelet e interesuara mund ta marrin në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose në faqen e internetit të Ministrisë: www.economy.gov.mk.

Comments