Ministria e Shëndetësisë konfirmon: Dy të vdekur nga epidemia e gripit

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën nga epidemia e gripit që ka shpërthyer në vend.
Dy viktimat kanë qenë të moshuar, dhe sipas Ministrisë, kanë pasur edhe sëmundje të tjera.
Viktima e parë është një 70-vjeçar me iniciale M.K nga Tirana, shtruar më datë 31 Dhjetor 2016 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi,” me sëmundje pulmonare obstruktive kronike të riakutizuar, insufiçencë respiratore dhe status gripalis. Ai ka ndërruar jetë më 2 Janar 2017.
Rasti i dytë është ai i 71-vjeçarit me iniciale A. N. nga Tirana, shtruar më datë 3 janar 2017 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë respiratore. Ka ndërruar jetë brenda kësaj dite. /SYRI.net/

