Ministrja Elezi bashkë me kryetaren e Forumit të PDK-së së Kosovës ndanë ndihma në Hasanbeg

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, së bashku me një delegacion nga Republika së Kosovës të kryesuar nga kryetarja e forumit të gruas së Partisë Demokratike të Kosovës, z.nj Justina Pula, kanë vizituar familjet që pësuan nga vërshimet në Hasanbeg
“Njëherit e bëmë edhe shpërndarjen e ndihmave të cilat u siguruan nga forumi i gruas së PDK-së”, shkruan ministrja Shiret Elezi.