Ministrja jep dorëheqjen, e kapi policia të alkoolizuar në timon

332
fresco

midle
15938214253_e979c5290c_b

Ministrja më e re në moshë, në historinë e Suedisë, Aida Hadzialic u largua nga detyra pasi u kap nga policia rrugore e pirë në timon.

Menjëherë pas këtij veprimi, 29-vjeçarja ka dhënë dorëheqjen. Ajo ishte ministre për Arsimin e Lartë, në qeverinë e qendrës së majtë.

Bëra gabimin më të madh të jetës sime”, ka thënë Aida Hadzialic, e cila kishte tejkaluar normat e lejuara të konsumimit të alkoolit.

Sipas BBC, 29-vjeçarja kishte konsumuar dy gota verë përpara se të ndalej në urën, që lidh Danimarkën me Suedinë. Tashmë ajo rrezikon të përballet edhe me 6 muaj burg, pasi policia konstatoi se niveli i alkoolit në gjakun e saj ishte 0.2 gramë për litër.

Comments