Miratimi i buxhetit shtyn shpërbërjen e Kuvendit

249

kuvendi maqedoni

Miratimi i buxhetit të ri për vitin 2017 është një prej arsyeve për anulimin e shpërndarjes së Kuvendit, konsiderojnë një pjesë e ekspertëve. Ekonomisti Branimir Jovanoviq thotë se shkak për shtyrjen janë ligjet për Prokurorinë Speciale, por edhe dëshira e pushtetit që buxhetin e ri ta miratojë para zgjedhjeve të caktuara.
“Mendoj se shkak kryesor janë ligjet për Prokurorinë Speciale dhe ardhja e komisarit Han, por shtyrjen e shpërndarjes së Kuvendit në njëfarë mënyre pushteti e shfrytëzon për ta kaluar buxhetin në këtë periudhë. Sipas meje, problematike është që buxheti po miratohet në këtë mënyrë. Kuvendi dhe Qeveria që janë pranë shpërndarjes nuk kanë legjitimitet të propozojnë dhe miratojnë buxhet”, tha ekonomisti Branimir Jovanoviq. Nga ana tjetër analisti Albert Musliu konsideron se pushteti qëllimisht anulon me ligje në
procedurë shpërndarjen e Kuvendit. Debati në Komisionin për propozim-buxhetin për vitin 2017 përfundoi të hënën. Buxheti tani
po shqyrtohet në Qeveri, e cila më pas duhet ta kthejë në Kuvend që të hyjë në seancë plenare. Si datë e mundshme për shpërndarjen e Kuvendit përmendet 27 tetori

Comments