Mirënjohja e Gruevskit në Shipkovicë, flet kryetari i bashkësisë lokale
Pas lajmit i cili bëri bujë të madhe se Gruevski mori mirënjohje në Shipkovicë, flet për TetovaSot kryetari i bashkësisë lokale të Shipkovicës Zeqirja Qazimi i cili thotë se mirënjohja është familajre dhe ska të bëje me Shipkovicën.
“Mirënjohja është familjare, ne skemi lidhje me ate” shprehet për TetovaSot kryetari Qazimi.
I pyetur se për çka iu ndau mirënjohja dhe çka shkruhet në të, ai përgjigjet as që kemi ide sepse ne se kemi ndarë.
Zeqirja Qazimi gjithashtu shprehet se askush nuk e ka thirur Gruevskin dhe andaj askush nuk e ka pritur. “Nuk e kemi thirur, pse duhet ta presim ne Gruevskin” thotë shkurt për TetovaSot kryetari i bashkësisë Lokale të Shipkovicës.
Ndryshe dje kryefamiljari i cili humbi dy fëmlijët vitin e kaluar me datë 3 gusht gjatë vërshimeve i ndau mirënjohje kryetarit të VMRO-së.
Deri më tani nuk dihet se për çka i është ndarë mirënjohja, në emër të kujt dhe çfarë shkruhet, në cilën gjuhë të gjitha këto kanë sjellur shumë reagime në rrjetet sociale dhe tek banorët e Shipkovicës të cilët ndjehen të turpëruar me një gjest i cili është bërë në kokë të vete.