Mitchell pas Thaçit flet edhe me Vuçiqin

328
fresco

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur sot me telefon me Wess Mitchel, ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë lidhur me përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA, por mbi të gjitha në rrugën evropiane të Serbisë dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë kësaj bisede, raportohet se është konstatuar se Amerika i ka dhënë mbështetje të plotë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe shpreson që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.

Një bisedë telefonik me zyrtarin amerikan gjatë ditës ka zhvilluar gjatë ditës edhe presidenti i Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se me Mitchell ka biseduar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Thaçi ka thënë po ashtu se janë pajtuar që t’i intensifikojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ndihmëssekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të SHBA-së në këtë proces.

Comments