Mocioni i mosbesimit i kërkuar nga VMRO DPMNE-ja për ta shkarkuar qeverinë Zaev ka dështuar.
Pas një debati të stërgjatur mes akuzave të opozitës dhe mbrojtjes së pozitës, që ka vazhduar pothuajse gjatë gjitë ditës së sotme, është mbyllur në këto momente me një votim negativ.
Nga 104 deputetë të pranishëm në Kuvend, 40 votuan ‘pro’, 62 ‘kundër’ dhe 2 ‘abstenim’.
Me këtë iniciativë, partia e Mickoskit kthehet zyrtarisht në Kuvend pas një mungese prej më shumë se 5 muajsh.

