Modelja shqiptare ndan një gëzim familjar me fansat[Foto]

Ndonëse jeton dhe vepron në Amerikë, Çunmulaj asnjëherë nuk e harron vendlindjen dhe traditat shqiptare, shkruan lajmi net.
Modelja është e martuar me afartistin, Sam Nazarian me të cilin ka tashmë dy vajza. E sot është një ditë e rëndësishme në familjen e tyre pasi vajza e vogël Mia feston 4 mujorin e lindjes.
“Mia Soray duke festuar 4 mujorin e lindjes në ajër”, shkruan ajo.

Emina disa ditë ishte në Shqipëri e cila vizitoi pothuajse të gjitha vendet dhe të afërmit e saj. Sido që të jetë, bukuroshja gëzon jetë të lumtur familjare.
Emina në Shqipëri ka vizituar edhe familjet në nevojë pasi është pjesë e iniciativës ‘Fundjavë ndryshe’. /Lajmi.net/