Moderatorja e RTK-së prek publikun: Shpërthen në lot kur rikujton masakrën e Krushës ku iu vra babi
Moderatorja e lajmeve qendrore në RTK, Vlora Fetoshi, mbrëm nuk i ka mbajtur lotët.
Derisa po jepte lajmin për hapjen e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe, asaj filloi t`i dridhej zëri.
Kjo pasi një lajm i till moderatores ia kujtoi dhimbjen për babanë e saj, i cili ishte vrarë në këtë masakër nga forcat serbe.
Video më poshtë tregon për emocionet e gazetares Fetoshi derisa e kishte lexuar këtë lajm.

