Mogherini pas takimit me Bërnabiq sërish bën thirrje për tërheqjen e taksës

378

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogerini tha se është optimiste për të ardhmen evropiane të Serbisë.

Pas takimit me përfaqësuesit serbë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në një konferencë te përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ajo tha se Serbia po zbaton reformat e nevojshme.

Mogherini gjithashtu theksoi se angazhimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është një nga elementet kryesore për progres në negociatat e pranimit.

Ajo sërish i ka bërë thirrje Republikës së Kosovës, që të tërheq vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zyrtarja e lartë e BE-së, ka përsëritur se një vendim i tillë është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, dhe në kundërshtim me marrëveshjen për tegeti të lirë.

Comments