Mogherini: Shqipëria është Evropë

205
federica-mogherini-credit-eu-commission-1

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka deklaruar të premten mbrëma në Tiranë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë derisa Shqipëria dhe Ballkani të jenë pjesë e saj.

Ajo gjatë një vizite në Tiranë në kuadër të turneut diplomatik në vendet e rajonit u takua me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe studentët në Tiranë,  tha se zgjerimi është një zgjidhje e përbashkët që ne po e bëjmë së bashku dhe se tani e ka Shqipëria në dorë të marrë hapin përpara.

“Duhet të largohemi nga retorika se ju keni rrugë evropiane përpara. Ju jeni  rrugës drejt BE-së. Është absolutisht e qartë se Shqipëria është Evropë. Nga Shqipëria qytetarët e saj dhe Ballkanit Perëndimor janë Evropë”, është shprehur Mogherini.

Comments