Mohamed Sallah larg Liverpullit, skuadra arabe e kërkon me çdo kusht

204
fresco

E ardhmja e Mohamed Sallahut duket më larg Anglisë dhe me afër Arabisë Saudite. Klubi saudit i Al Hilal është ai që po këmbëngul dhe dëshiron ta marrë Sallahun me çdo kusht.

midle

Ditët e fundit, raportime nga Anglia konfirmojnë se drejtuesit e Al Hilal kanë kontaktuar me ata të Liverpullit, skuadrën aktuale të egjiptianit, për të kuptuar situatën në lidhje me me të.

Kontrata e Sallahut me “The Reds” skadon në fund të sezonit dhe nga 1 korriku ai do të jetë një lojtar i lirë. Madje nga 1 janari ai është i lirë të bisedojë me klube të reja për të ardhmen e tij. Arabët në veçanti, kanë eksploruar mundësinë e punësimit të sulmuesit të Liverpullit, që po shkëlqen këtë sezon. Edhe pse të klubi anglz ka besim për një rinovim të kontratës, Al Hilal po bën pressing për ta marrë, duke ofruar një rrogë më të mirë.

Comments