Molliqaj: Babai i Shpend Maxhunit ishte një nga “udbashët kryesorë” (VIDEO)

123

Moebel THEMA

molliqaj

“Propagandë dhe arrestime të montuara si në kohën e UDB-së”.

Kështu po i konsideron Lëvizja Vetëvendosje, veprimet e Policisë dhe Prokurorisë të cilat mëngjesin e të martës arrestuan gjashtë aktivistë të saj, në mesin e të cilëve edhe zëdhënësin Frashër Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Ndihmë të madhe në këtë, drejtuesit e këtij subjekti thonë se po japin edhe ata që i shërbejnë regjimit aktual që udhëheq me Kosovën.

Madje, Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, po akuzon me emra ata që zbatojnë urdhrat e pushtetit aktual, të cilin e quan totalitar.

Sipas Molliqajt, babai i Shpend Maxhunit, drejtorit të Policisë së Kosovës, ka qenë “një nga udbashët kryesorë”.

Molliqaj shtoi se krejt kësaj po i kontribuon edhe mediumi publik dhe drejtuesit e tij.

Kronikë nga Kosovë Gjoci.

Comments