
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili duke ia numëruar Presidentit Hashim Thaçi, arsyet për caktimin e datëve të zgjedhjeve PSD-në e quajti “partiçkë”.
Duke pasur inati me PSD-në, sipas Molliqajt, Kurti po e respekton Thaçin duke ia njohur edhe autoritetin presidencial.
“Por bash karakteri i tillë inatçor do ta lë të vetmuar e për toke. Sado le t’i vardiset Thaçit për pushtet”, ka thënë ai.
Molliqaj, me bindje është shprehur se rezultati zgjedhor i PSD-së do të jetë i befasishëm.
“Shumë mirë qe po afrohen zgjedhjet dhe do ta shohim aty fuqinë e secilit. PSD do të jetë befasia e këtij procesi 😉 (e për parashikuesit e izoluar, dëshpërimi i jetës)”, ka shkruar ai në Facebook.