Momentale: Nga 303.365 votues, VMRO-DPMNE prin ndaj LSDM-së me 5%


Nga numërimet e fundit të votave (303.365 votues), thonë se VMRO-DPMNE prin ndaj LSDM-së me 5%. Sipas rezultateve pleriminare VMRO-DPMNE dhe koaliconi kanë fituar 125.500 vota (41.30%), transmeton Zhurnal.

Ndërsa koaliconi i udhëhequr nga LSDM fitoi 110.509 vota ose 36.43 % nga votat e numëruara.
Nga blloku shqiptarë befasi është Lëvizja BESA që ka fituar 11653 vota (4%). Ndërsa partia në pushtet BDI fitoi 20.346 vvota ose 6.7%. Aleanca për Shqiptarët fitoi 8049 vota, ndërsa PDSH e Menduh Thaçit 6889 vota gjegjësisht 3.2%.