Momente tensioni mes Kris Jenner dhe të dashurit të saj Corey Gamble, në dasmën luksoze të Jeff Bezos

122

Kris Jenner dhe i dashuri i saj prej kohësh, Corey Gamble, ishin ndër të ftuarit VIP në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, por duket se pas pamjes së tyre elegante fshiheshin tensione të padukshme.

Jenner, 69 vjeçe, e veshur me një fustan bardh e zi, u pa me një buzëqeshje të gjerë teksa largohej me një taksi uji pas ceremonisë.

Por, sipas një ekspertje të leximit të buzëve, Nicola Hickling, çifti pati një shkëmbim të tensionuar para nisjes së varkës, shkruan DailyMail.

Në një video, Kris shfaqet duke u përpjekur të shmangë ndarjen e udhëtimit me të tjerë. Ajo shihet duke thënë: “Do të doja të udhëtoja vetëm”, dhe në një moment i drejtohet Corey-t me një ton të acaruar: “Çfarë po bën? Ke nevojë të flasësh?”.

Corey, 44 vjeç, dukej i përpjekur për ta qetësuar situatën dhe konfirmoi tek stafi që do të udhëtonin vetëm. Pas pak, taksia ujore nisi rrugën e saj, me Kris dhe Corey të vetëm brenda.

Interesant është fakti që Kris nuk u pa afër vajzave të saj të famshme — Kim, Khloe, Kendall dhe Kylie — të cilat gjithashtu ishin të pranishme në ceremoninë e përfolur, e cila u zhvillua në ishullin privat San Giorgio Maggiore dhe thuhet se kushtoi 20 milionë dollar (afërsisht 18.6 milionë euro).

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez ishte një spektakël i vërtetë me të ftuar si Oprah Winfrey, Tom Brady, Leonardo DiCaprio, Orlando Bloom dhe Bill Gates.

Sanchez u shfaq në kopertinën e Vogue me fustanin e saj mahnitës të nusërisë, ndërsa Bezos veshi një smoking klasik për këtë ditë të veçantë.

Pavarësisht pamjes glamuroze, dasma zbuloi edhe prapaskena më të tensionuara për disa nga çiftet më të famshëm të Hollivudit.

Comments